“Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet në shkrimin e publikuar në fillim të muajit shtator nga ky blog. Sipas Trekeffect, Shqipëria mbetet disi një mister për shumicën e udhëtarëve.
“Por, ata që eksplorojnë do të gjejnë në faqet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qytetin e lashtë grek të Butrintit. Për më tepër, Shqipëria krenohet me liqene të mrekullueshëm malore, plazhet e pacënuar, arkitekturën osmane dhe mikpritjen e njerëzve që me kënaqësi do të ju tregojnë rrugën, kur ju të keni nevojë.
“Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet më tej.
Ndër vendet e tjera që blogu u sugjeron ndjekësve të tij për tu vizituar janë Italia, India, Nepali, Japonia, Maroku, Spanja, Zelanda e Re, Kenia, Portugalia, Tajlanda, Kolumbia dhe Holanda.