27,08,2025

Shqipëri – Maltë, ky është rezultati përfundimtar

Must Read

Me kualifikimin e siguruar qysh pas fitoreve ndaj Bullgarisë 7-1 dhe Anglisë 5-1, kuqezinjtë mposhtën edhe Maltën 3-2 në duelin përmbyllës të Grupit D.

Alibegu kaloi përpara skuadrën tonë në minutën e 10-të, por maltezët përmbysën gjithçka me Azopardin (12’) dhe Frendon (19’).

Gjithsesi, në pjesën e dytë ekipi i trajnerit Erind Resuli konkretizoi dominimin e vet duke ripërmbysur disavantazhin me golat e Brahimit (25’) dhe Selmanajt (40’).

Kështu Shqipëria e mbyll grupin me pikë të plota dhe me një golaverazh 15-4. Misioni i radhës tani është raundi eliminator, ku kundërshtarët tanë do të jenë Azerbajxhani, Hungaria dhe Bosnjë-Hercegovina në takimet që do të luhen më 3-12 prill.

Faza finale e Europianit do të zhvillohet më 30 janar 0 11 shkurt 2018 në Lubjana të Sllovenisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

AKK: Mungesa e ujit të pijes është përgjegjësi e Qeverisë dhe KRU-ve, jo e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka shprehur shqetësim për mungesën e ujit të pijes nëpër komuna, duke thënë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img