27,11,2024

Shqetësuese, për 24 orë vdiqën 3 persona në aksidente trafiku

Must Read

Vetëm gjatë ditës së djeshme tre persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme trafiku. Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në fshatin Cermjan të Gjakovës, një 28-vjeçar është aksidentuar për vdekje në fshatin Burojë të Skenderajt, jetën e ka humbur edhe një këmbësor 65-vjeç në Prishtinë.

Përveç tri aksidenteve me fatalitet, u shënuan edhe 13 aksidente me persona të lënduar, kurse 14 të tjerë pa të lënduar. Numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë ditës së diel ishte 30. Policia ka shqiptuar gjithsej 846 gjoba të trafikut.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion si dhe respektimin e të gjitha rregullave.

Detaje të policisë për tri aksidentet me fatalitet:

Rr. “Bill Kllinton”, Prishtinë 23.09.2018-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.   Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion,  ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fshati Cermjan, Gjakovë   23.09.2018 – 20:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kombi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një femër K-Shqiptare ndërron jetë në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime trupore pësojnë 10 persona katër meshkuj dhe gjashtë femra K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve.

Fshati Brojë, Skenderaj 23.09.2018-19:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një traktori dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit një mashkull K-Shqiptar (pasagjer në veturë) ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy drejtuesit dhe një pasagjer në traktor po ashtu meshkuj K-Shqiptarë pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img