07,05,2024

Shpërndahen 250 pako ushqimore për familjet skamnore në Ferizaj

Must Read

Virusi COVID-19 ka bërë që qytetarët të rrisin furnizimet me ushqime esenciale, mirëpo një gjë të tillë nuk po mund ta bëjnë edhe familjet në nevojë.

Derisa komuna e Ferizajt nuk ka rezerva, disa biznese kanë shprehur vullnetin që të bashkëpunojnë me komunën për të shpërndarë pako ushqimore për familjet skamnore.

“Në këtë rast është menduar për të gjitha skemat sociale të ndjeshme, tash për tash janë shpërndarë ndihma për një numër të caktuar për këto familje dhe presim që gjatë ditës të shpërndahen 250 pako për familjet skamnore përmes “Viva Fresh” që është donator. Ne si komunë po presim përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të shpërndajmë ndihma për familjet në nevojë tash kur vet po apelojmë që të ketë izolim të qytetarëve”, tha Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në kabinetin e kryetarit të komunës.

Sa i përket masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, Sherifi tha se në Ferizaj në vazhdimësi është duke u bërë dezinfektimi i hapësirave publike, por edhe qytetarët janë duke i respektuar masat e ndërmarra si nga niveli qendror, ashtu edhe nga ai lokal. Ai tha se deri më tani në Ferizaj nuk është paraqitur asnjë rast me këtë virus.

“Ekipet e dezinfektimit janë në të gjitha anët e Ferizajt për të bërë dezinfektimin e rrugëve më të frekuentuara, por kjo do të vazhdoj edhe në rrugë të tjera për të shmangur përhapjen e pandemisë globale. Përveç masave të propozuara nga ana e Qeverisë, komuna e Ferizajt ka ndërmarrë masa që të ndaloj edhe transportin e taksive si masë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse ka raste të tilla në Ferizaj. është fat i mirë që sot në takimin e Këshillit Emërgjent konstatohet se Ferizaj nuk ka asnjë rast me korona dhe kjo është meritë edhe e qytetarëve që po u përgjigjen thirrjes për të qëndruar në shtëpi”, tha Sherifi.

Sherifi tha se edhe Inspektorati i komunës është vazhdimisht në terren duke kontrolluar operatorët ekonomik, ku gjobat ndaj abuzuesve të çmimeve nuk janë duke munguar, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img