29,04,2024

Shoqëria civile në Ferizaj proteston kundër akteve të dhunës

Must Read

Rasti i vrasjes së të riut javën e kaluar në Ferizaj,ka bërë që sot të organizohet një protestë nga Organizata joqeveritare “Ora”,me ç’rast folësit kanë kundërshtuar aktet e dhunës me qëllim të arritjes së qëllimit të hakmarrjes.

Ndonëse protesta u organizua në mesditë në sheshin “Adem Jashari”, pjesëmarrja ishte e vogël. Pavarësisht kësaj, organizatori por edhe pjesëmarrësit tjerë,dënuan aktin e fundit të vrasjes, duke thënë se këto akti i takojnë të së kaluarës.

Taulant Hajrullahu, koordinator i kësaj organizate,u ka bërë thirrje institucioneve që të rrisin nivelin e kujdesit dhe përgjegjësisë në parandalimin e këtyre akteve të dhunës me pasoja.

Të njëjtin mesazh e ka lanësuar edhe sociologia, Mimoza Hoxha,e cila ka potencuar se në këtë realitet ku jeta ka pak vlerë,institucionet janë ato që duhet të veprojnë në parandalimin e akteve të dhunës siç ishte rasti I fundit i vrasjes së të riut, Mentor Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img