29,04,2024

Shkollat e Ferizajt të gatshme për fillimin e vitit shkollor

Must Read

Udhëheqës të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj ka kohë që intenzivishtë janë duke u përgtitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në kuadër të kësaj përgatitje është bërë një punë ë madhe edhe me furnizimin  e nxënësve të shkollave fillore me tekste mësimor.

Ky aktivitet ka përfunduar sot  ku  tekstet  janë shpërndarë në të gjitha shkollat fillore të Ferizajt.

“Sot kemi përfunduar me shpërndarjen e teksteve mësimorë për 39 shkolla fillore dhe dy çerdheve publike. Edhe pse kishte një numër të madh të teksteve që janë shpërndarë punët kanë shkuar shumë mirë dhe tani pothuajse gjithçka është kompletuar” ka thënë  Bashkim Bytyqi, zyrtar komunal  në Drejtorin e Arsimit në Ferizaj.

Bytyqi ka bërë të ditur se brenda dy dite të gjitha shkollat do të furnizohen edhe me material higjenik .

“ Nga operatori ekonomik presim që Brenda dy dite të bëjë edhe furnizimin  e të gjitha shkollave me material higjenik dhe kështu do të jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Pas kësaj ne po presim vetëm vëndimiet e MASH dhe IKSHP-së  për udhëzime eventuale port ë gatshëm që të zbatohen të gjitha rekomandimet” ka thënë Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img