28,04,2024

Shkollarët e Zaskokut vizitojnë të parin e qytetit, Agim Aliu, interesohen për punën e Komunës

Must Read

Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Zaskok shoqëruar edhe nga mësimdhënësi i tyre Krenar Mjaku ishin vizitorët e sotëm të të parit të Ferizajt, Agim Aliu. Ata të entuziazmuar njoftuan të parin e qytetit për punën e tyre në botimin e revistës periodike të shkollës që titullohet “Si yje në tokë”.
Krenar Mjaku mësimdhënës i gjuhës angleze dhe njëherit përgjegjësi kryesor për nxjerrjen e këtij botimi shkollor në dritë për lexim, tha se kjo vizitë e sotme ka një motiv të veçantë, për shkak të intervistës që do të botohet me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në numrin e 4 të saj. Ai tutje shpjegoi gjithë procesin për realizimin e kësaj reviste si dhe motivimin e nxënësve të ndihmojnë këtë botim.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në një bisedë të këndshme me shkollarët tha se me kënaqësi të madhe i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga këta të fundit, duke shtuar se përpjekja e tij dhe qeverisjes lokale është që të përmirësohet infrastruktura shkollore që nxënësit të kenë kushtet e nevojshme për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të tyre.

Nxënësit njoftuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu edhe me garën e diturisë, përkatësisht testin që do të organizohet nesër në kuadër të Programit Nacional për Arsim. Ata thanë se kanë bërë përpjekjet maksimale që të arrijnë rezultate të kënaqshme në këtë garë. 
Mes pyetjesh dhe përgjigjesh që zgjuan kuriozitetin e shkollarëve për funksionimin e administratës komunale dhe institucionin e Kryetarit të Komunës, u mbyll edhe ky takim mjaft i veçantë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img