03,05,2024

Shkolla ”Zenel Hajdini” përfiton pajisje teknologjike nga MZHE

Must Read

Shkolla e mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë ”Zenel Hajdini” në Ferizaj, ka përfituar disa mjete teknologjike në vlerë 20 mijë euro nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Drejtori i kësaj shkolle Abdullah Imeri, tha se po punojnë që nxënësve të shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë t’u ofrohen kushte për mësim.

“Në këtë donacion janë përfshirë mjete që nuk i kanë kabinetet e informatikës, janë mjete që nxënësi do ta prek praktikisht punën kur shkon në një mësim. Ne së bashku me Ministrinë e Zhvilimit Ekonomik kemi bërë marrëveshje që të bëjmë një grup prej nxënësve më të mirë që ata në fund të dalin kuadër, apo të kenë njohuri si riparohen kompjuterët e si punojnë ata. Përveç këtyre është një printer 3D, ku nxënësit nuk do shohin printimin e një letre, por printimin e një objekti, që në shkollat tona të mesme nuk besoj se ka pasur një të tillë. Në kuadër të saj e kemi edhe një donacion që pritet të vijë, është një kompjuter me projektor dhe ai do të jetë për Qendrën e Karrierës përmes së cilit nxënësit do të udhëzohen për profile. Ky donacion do të jetë nxitës që nxënësit të vijnë në këtë shkollë pasi jemi duke punuar që t’iu sigurojmë kushte”, tha Imeri.

Edison Avdiu, mësimdhënës i lëndës së teknologjisë së informimit, tha se me anë të këtyre pajisjeve nxënësit do ta kenë më të lehtë të kuptojnë lëndën e informatikës.

“Janë disa paisje që janë të veçanta, nuk bëjnë pjesë në pajisje të thjeshta të teknologjisë së informimit, por bëjnë pjesë në pajisje speciale për teknologjinë e informimit, janë disa pllaka e pajisje të tjera që shërbejnë për elektronikë dhe nxënësit me mësu në praktikë se si kryhen disa procese në informatikë. Ne kemi pasur kabinet të informatikës, por ai ka shërbyer si mënyrë ligjëruese por jo si këto pajisje. Në këtë kabinet ne do ta formojmë një grup prej 25 nxënësve të cilët do t’i zgjedhim se cilët kanë më shumë prirje”, tha Avdiu.

Përveç shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë ”Zenel Hajdini”, donacion i ngjashëm u është dhuruar edhe dy shkollave të tjera të Ferizajt, Qendrës së Kompetencës dhe shkollës ekonomike “Faik Konica”. / Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img