07,05,2024

Shkolla e Agrobiznesit në Ferizaj fillon përgatitjen e maskave për të gjithë nxënësit e shkollës

Must Read

Nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, profili i Konfeksionit  në Ferizaj, ka dy ditë që kanë filluar punën për përgatitjen e maskave për stafin dhe të gjithë nxënësit e shkollës.

Mësimdhënësit e profilit Konfeksion, Nehar Braha, Bjond Krasniqi dhe Blerina Jahiri  me nxënësit e  këtij profile kanë filluar qepjen e maskave shumëpërdorimshe për të gjithë nxënësit e shkollës dhe stafin arsimor.

Maskat  do tu shpërndahen gratis fal një donacioni nga organizata IPEDU e cila i ka dhuruar shkollës  materialet e mjaftueshme për këto maska.

“Materialet që na ka dhuruar organzizata IPEDU, dhe me një planifikim që maksimalisht të shfrytëzohet materiali, së bashku me nxënësit besojë që do të përgatisim rreth 1 mijë maska, që do të jenë të mjaftueshmë për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës” ka thënë mësimdhënësja Bjond Krasniqi.

Donatorin,  orgnizatën IPEDU dhe  drejtuesin e kësajë organizate, profesorin Ramush Leka e ka falënderuar edhe Drejtori i shkollës  për donacionin  dhe për ndihmat  të cilat kësaj shkolle i janë ofruar  vazhdimisht.

Ndryshe, organizata IPEDU dhe Fondacioni Sollon  vazhdimisht ka ndimuar këtë shkollë me materiale dhe makina për profilin  e Konfeksionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img