28,04,2024

Shkolla e Agrobiznesit me drejtime të reja për klasat e dhjeta

Must Read

Shkolla e mesme e lartë për teknologji dhe agrobiznes “Zenel Hajdini” në Ferizaj për vitin shkollor 2019-2020 ka hapur konkurse për regjistrim të nxënësve të klasave të dhjeta në drejtime të reja si: Profilet konfeksion, kuzhinierë, hortikulturë, pemëtari, perimtari, përpunues të qumështit dhe disa drejtime të tjera, të cilat ofrojnë kushte cilësore për t’i përgatitur nxënësit për tregun e punës.

Kjo shkollë posedon të gjitha llojet e kabineteve për drejtimet teknologji ushqimore, pemëtari-veshtari, lavërtari-perimtari, mbrojtje e bimëve, hortikulturë, agrobiznes, veterinari dhe përpunim i drurit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë vjetëve të fundit në këtë shkollë është rritur mjaft shumë interesimi i nxënësve për t’u regjistruar derisa të diplomuarit mund ta kenë më të lehtë punësimin. Përfaqësuesit e kësaj shkolle kanë kërkuar vetëdijesim nga prindërit dhe qytetarët për t’i sjellë fëmijët e tyre në drejtime të tilla derisa ofrojnë kushte dhe përgatitje cilësore për tregun e punës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img