29,04,2024

SHKA “Shqiponjat” nga Shkupi fitues i Festivalit FERFOLK në Ferizaj

Must Read

Përfundoi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë FERFOLK 2019.
Në Festivalin e parë Ndërkombëtar të valleve për fëmijë , “Shamikuqja” në Ferizaj morën pjesë 7 ansamble artistike nga vendet e ndryshme të Ballkanit, të cilat sollën jo vetëm një freski kulturore në këto ditë të nxehta qershori, por edhe një kolorit vallesh, veshur me kostume kombëtare, varësisht se cilin shtet e përfaqësonin.


Si zakonisht edhe kësaj radhe fëmijët treguan se me çiltërinë dhe dashurinë që sjellin janë ura më e mirë për ofrimin e kulturave të ndryshme, duke krijuar kështu një mozaik shumëngjyrësh që i ngjasonte një spektakli.
Juria e përbërë nga: Dilaver Kryeziu-koreograf, Bajram Tahiri-koreograf, Anduena Tahiri-këngëtare, shpallën rezultatet:
Vendi i parë: SHKA “Shqiponjat” nga Shkupi
Vendi i dytë: SHKA “Ibe Palikuqi”
Vendi i tretë: AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia;
Koreografia më e mirë- SHKA “Bajram Curri”-Prishtinë,
Vallëtarët më të mirë “Mirçe Acev” nga Maqedonia;
Paraqitja skenike “Dogroyolu” Turqia;
Kostumet më të mira- “Sharski Behar” nga Bosna.
Në hapje të festivalit, si nikoqir u prezantua Grupi i Fëmijëve “Shamikuqet” me Laura Sopën, që ishin edhe organiiizator të festivalit.
Këtë Festival e ka përshëndetur edhe drejtoresha e DKRS-së në Ferizaj,Xhemile Murati-Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img