04,05,2024

Sheshi i Ferizajt pajiset me parkingje për biçikleta

Must Read

Pas rregullimit të mbi 6 kilometra  të shtigjeve për biçikleta komuna e Ferizajt ka  vendosur edhe vend parkingje ku mund të parkohen edhe biçikletat.

Këtë e ka bërë të ditur  i pari i Ferizajt, Agim Aliu në një postin në rrjetin  social facebook. Këto mbajtëse për biçikleta janë vendosur kryesisht  në sheshin e  qytetit.

“Pa ndotur ajrin, duke shijuar e arritur lehtë çdo kënd të qytetit, pa harruar dobitë e jashtëzakonshme për shëndetin, ferizajasit çdo ditë e më shumë po përdorin biçikletën si mjet transporti. Pas 6 kilometrave shteg të biçikletave që rregulluam e pafund tjera që kemi plan të bëjmë, sot krijuam dhjetëra vendmbajtëse për çiklistët që shëtisin qendrës së qytetit” ka shkruar Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img