22,12,2024

Shënohet  70 vjetori i gjimnazit shtetëror në Ferizaj

Must Read

70 vite më parë në Ferizaj ka nisur punën gjimnazi shqiptar shtetëror, një institucion edukativo –arsimor me peshë i cili për vite barti barrën e edukimit të brezave të tërë. Në një akademi të organizuar me këtë rast, krahas historikut dhe punës edukative të kësaj shkolle, është folur edhe për kontributi e atyre që kanë dhënë në suksesin e kësaj shkolle.

14292430_1265837663451054_7982005436921038136_n

Nën patronatin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, sot është mbajtur një akademi kushtuar 70 vjetorit të themelimit të gjimnazit shqiptar shtetëror, një institucioni të dijes i cili për shumë vite barti barrën e edukimit të brezave të asaj kohe. Me këtë rast folësit kanë spikatur punën e mirë edukative që është bërë në këtë institucion arsimor, pa harruar edhe kontributin e mësimdhënësve. Në emër të këshillit organizativ Ibrahim Hyseni, në vija të trasha ka shkoqitur aspekte që lidhen me funksionimin e kësaj shkolle. U tha se ky institucion i dijes gjatë aktivitetit pothujase dhjetëvjeçar ka nxjerrur tetë gjenerata nxënësish .
Ndërsa i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se hapja e gjimnazit në atë kohë, e ka bërë këtë ngjarje të rëndësishme në jetë shoqërore, e sidomos të arsimit në Ferizaj.

14333593_1265837683451052_1252494913101766413_n

“Shtatëdhjetë vjet paraqesin kohë të gjatë në jetën e individëve, por një kohë shumë të shkurtër në jetën e popujve. Vendet tjera kanë pasur edhe shkolla të larta e universitete para qindra vitesh, ndërkohë që popullata e Kosovës ka qenë me shumicë analfabete jo më larg se para 70 vitesh. Ndaj, hapja e gjimnazit në atë kohë, e bën këtë ngjarje me përmasa jashtëzakonisht të rëndësishme në jetën shoqërore e sidomos arsimore të ferizajasve. Prej vitit 1946 e deri sot kanë kalaur 70 vjet nga fillimi i arsimimit pak a shumë masiv në nivelin e mesëm. Ndërsa përpara kësaj kohe, kishim mijëra vjet errësirë arsimore. Është e natyrshme që për 70 vjet arsimim të mesëm, nuk kemi mundur të bëjmë mrekulli, por kam bindjen se kemi mundur të bëjmë më shumë. Ndaj arsimit tonë janë bërë eksperimente të vazhdueshme dhe kryesisht të paqëndrueshme. Sot arsimi ynë i të gjitha niveleve, po përshtatet me rrjedhat arsimore të vendeve më të përparuara sa i takon sistemit dhe planeve e programeve mësimore. Në këtë aspekt janë bërë hapa të rëndësishëm, por edhe më tej ka shumë punë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Emocion të veçantë në këtë akademi ka sjellur Burim Kasapolli, i biri i drejtorit dhe mësuesit të parë të kësaj shkolle, Ekrem Kasapolli. Ai ka përmendur dy kujtime të babait të tij, duke thënë se ai dhe familja e tij e i janë mirënjohës qytetit të Ferizajt.

Në këtë akademi me mirënjohje janë nderuar mësimdhënësit dhe nxënësit e gjeneratës së parë të kësaj shkolle, ndërsa për të pranishmit është shfaqur edhe një dokumentar nga një takim i gjeneratave të kësaj shkolle.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img