02,12,2024

Shënohet 55 vjetori i shkollës normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj

Must Read

Të shtunën në Ferizaj është shënuar 55 vjetori i shkollës normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, si dhe diplomimi i gjeneratës së parë të kësaj shkolle.

Në shënimin e këtij përvjetori merrnin pjesë mësimdhënës, nxënës dhe mysafirë të shumtë. Në hapjen e këtij aktivitetit ka folur drejtori i parë i kësaj shkolle Njazi Zylfiu i cili ka folur për problemet dhe vështërsitë më të cilat janë përballuar para 55 viteve.

Nga ana tjetër Ramdan Ramdani, mësimdhënës i historisë ka thënë se shënimi i këtij përvjetori të fillimit të punës dhe të diplomimit të gjeneratës së parë, duhet të zë vend me rëndësi dhe të ndritur në historikun e arsimit të mesëm ferizajas dhe të Kosovës.

“Meqë ky përvjetor paraqet rëndësi për të gjithë ata që morën diplomën e kualifikuar të mësuesit në këtë vatër diturie, e ata ishin nga të gjitha trojet shqiptare në ish Jugosllaviz nga Ulqini e Kraia, Medvegja, Presheva e Bujanoci nga Struga,Tetova,Gostivari e Dibra. Mësuesit e Normales së Ferizajt me praktikën e tyre pedagogjike dhe metodike të kopjuar dhe të përvetësuar nga pedagogët e tyre mësimdhënës, kanë bartur tek dhjetëra breza, të rilindësve shqiptarë dhe të kulturës botërore, duke i pajisur e brumosur nxënësit e tyre për t’i dhënë suksesshëm ata shtigjeve të jetës”, ka thënë Ramdani.

13334390_1061357267244519_1008933565_o

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

“Është kënaqësi e rrallë për mua të qëndroj në mesin tuaj, në mesin e pishtarëve, që me dritën e dijes, ndriçuat për dekada mendjet e pjesëtarëve të popullatës së Ferizajt e më gjerë. I gjithë brezi im, por edhe bijtë e bijat tona, në një mënyrë, janë produkt intelektual i mësimdhënësve që ka nxjerrë edhe shkolla normale e Ferizajt. Rëndësia e kësaj vatre arsimore, është e pazëvendësueshme, jo vetëm për ekzistencën e saj mbi një dekadë e gjysmë, por për cilësinë e shkollimit, përkushtimin dhe këmbënguljen e treguar nga i gjithë stafi arsimor i asaj kohe, për të nxjerrë breza mësuesish të arsimuar dhe të edukuar mirë, me shkathtësi të lakmueshme të mësimdhënies në të gjitha fushat e dijeve shkollore. Rëndësinë e kësaj vatre arsimore e shton edhe këmbëngulja e atëhershme për shkollimin e sa më shumë femrave shqiptare. Për herë të parë në komunën e Ferizajt, femrave shqiptare iu ofrua mundësia për t’u shkolluar për mësuese, një profesion ky aq fisnik dhe i nevojshëm për popullin tonë. Së këndejmi, misioni i shkollës normale, ishte përtej përgatitjes së kuadrove që do ta zhvillonin mësimin në gjuhën shqipe. Misioni i këtij institucioni arsimor, ishte edhe emancipues, edhe ndikues i rëndësishëm në ndryshimin e mendësisë pothuaj mbizotëruese të atëhershme, se femra është vetëm për punë shtëpie. Shkolla normale i ka dhënë krahun arsimimit dhe emancipimit të femrave si rrallë ndonjë institucion tjetër, dhe besoj se ky është njëri nga aspektet për t’u krenuar më së shumti”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe mësimdhwnwsi i parë i kësaj shkolle Sheqer Shallaku si dhe Isak Shema profesor universitar.

Në fund të këtij manifestimi janë shpërndarë edhe një libër monografikë i cili ishte botuar me rastin e shënimit të 55 vjetori i shkollës normale “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

13340793_1061357210577858_1670415496_o 13389205_1061357207244525_179045989_o 13334341_1061357193911193_1137659491_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img