06,02,2025

SHBA-ja i tregon Serbisë se çfarë duhet të bëjë për ta hequr taksën Kosova, Daçiq reagon ashpër

Must Read

Amerika si duket i ka vënë Serbisë një kusht nëse dëshiron t’i hiqet taksa nga Kosova.

Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendësndihmëssekretari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heqë taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur. Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA-ja shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.

“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve. Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë vendeve mike se asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë mediat serbe të ketë thënë Matthew Palmer në ofertën e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img