Një student irakian në Kaliforni është dëbuar nga fluturimi i Southwest Airlines pasi po fliste arabisht.
Student i dëbuar ka deklaruar se ai po fliste me dajën e vet në telefon, të cilit po i tregonte për fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, shkruan BBC, transmeton koalb.com.
“Unë jam prekur shumë nga kjo ngjarje”, tha Makhzoomi për NYT.
Gjithçka kishte filluar pasi një grua kishte filluar të ulërinte në aeroplan pasi kishte dëgjuar shprehjen ‘inshAllah”.
“Islamofobia e ka sjell këtë vend në këtë gjendje”, është shprehur ai.
Makhzoomi i cili në SHBA ka arritur si refugjat dhe më pas është regjistruar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, ka theksuar se pas dëbimit ai nuk ka mundur të kthehet në aeroplan, transmeton koalb.com.
“Familja ime dhe unë kemi kaluar nëpër shumë gjëra të vështira, ndërsa kjo është edhe një tjetër përvojë e keqe që kam pasur”, tha ai.
“Dinjiteti i njeriut është gjëja më e vlefshme në botë, që nuk blihet me para. Nëse kompania ajrore më kërkon fajle, atëherë ndoshta kjo do u bëhet mësim për të trajtuar njerëzit në mënyrë të barabartë”, shtoi ai.
Megjithatë, kompania ajrore në deklaratën e tyrë kanë theksuar se kopania ajrore Southwest nuk toleron diskriminimin. /Koalb.com/