24,12,2025

Shala: Nëse nuk votohet demarkacioni, Thaçi të japë dorëheqje (Video)

Must Read

Deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala, në një intervistë për emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje, nëse marrëveshja për demarkacionin nuk kalon.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, se Demarkacioni do të procedohet nëse opozita nuk do dialog, Shala ka thënë se NISMA ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga Mustafa.

Ai me këtë rasti i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më shpejt kjo marrëveshje të procedohet në Kuvend, në mënyrë që puna e këtij institucioni të mund të zhvillohet normalisht.

Shqetësimet e fundit se mos ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, mund ta destabilizojë sigurinë e vendit, për deputetin e NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala janë të pabaza, pasi sipas tij, zyrtarë të këtij vendi janë shprehur të gatshëm për të biseduar rreth kufirit.

Shala është shprehur i bindur se demarkacioni nuk do të kalojë dhe se kundër versionit aktual do të votojnë edhe deputetë të pozitës të cilët ia duan të mirën këtij vendit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt Takimi Informues mbi Mësimin Profesional Dual dhe Skemat e Granteve në Ferizaj

Ferizaj, 23 dhjetor 2025 – Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), u mbajt Takimi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img