Në këtë vend të vogël me histori nga më të ndryshmet, që nënkuptojnë si çdo vend tjetër sa për çudi e sa për kureshtje, të bënë që ndonjë nga këto ngjarje ta “lexosh”, edhe në kontekst të kohës që ishte dhe asaj që mund t’i përgjigjet ajo. Në kohën e para luftës, në vendet ku përqindja etnike e pastër shqiptare ishte me shumicë absolute, dihej sikurse delja e zezë mes të bardhave në qoftë se ndonjë nuk ishte nga soji ynë.
Të gjithë mire e mbajnë në mend z.Sali Bajren për kohën dhe vullnetin e madh që kishte, për të mirën e përgjithshme sa kishin nevojë dhe arsye shqiptarët, gjendjen e tyre politike e gjeografike dhe problemet që i përcjellin ata në çdo proces politik të kohës. Në kohën e luftës jo vetëm burra e të ri që ishin pjesëmarrës por kishte edhe shumë nga gjinia femërore që ishin pjesë e pandashme e UÇK-së, ato që sot janë Dëshmore të Kombit dhe si qytetar e ndjejë një privilegj ku burrat e gratë e mbrojtën token,duke nënkuptuar çmimin e shtrenjtë që ka Liria dhe procesi i saj në edukimin dhe arsimin e brezave të ardhshëm. Këto nëna e gra dhe motra kishin familje dhe ishin familje, edhe pse sot i kujtojmë si Heroina, prapë mendojmë se ato veq se këtë epitet e kishin që nga dita kur kishin vendosur të jenë të barabarta me burrat. Pushka , guximi dhe armiku ishin elemente që vendosnin atë barabartës për to, pra të jenë burrnesha, dhe ky guxim u dëshmua.
Pa dashur që t’iu lodh me fakte dhe situate të cilat e bëjnë këtë histori, e potencuam vetëm për të treguar se si një gjini e bukur, matet me burrërinë e shumë të tjerëve, për arse se kauza ishte e shenjtë.
Sha ke ba për këtë tokë! Ishte fjalë që e përmendte shpesh z Sali Bajra, dhe ju drejtohej secilit, andaj këtë shprehje dua ta shtjellojë se si e kam kuptuar personalisht! Kjo fjalë ka disa arsye që nënkuptohet vetvetiu :
Ju drejtohej secilit sepse çështja e Atdheut, ishte e të gjithëve.
E përdorte shpesh, sepse shqiptarët kishin nevojë ta mishëronin këtë ide.
Ishte e kohës, dhe kërkonte njerëz që sakrifikonin për të.
E bënte përgjegjës çdo të ri, e të re .
Pyetja ishte, që të bënin pyetje të tjerët për vetveten.
Edhe pse kjo pyetje mund të kategorizohet në shumë aspekte sidomos kur takon njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtor dhe idealist të tij në rrugëtimin që nga Kryetar kur ishte atë kohë mes viteve të 60-ta, e deri në kohën e pasluftës së fundit 1999.
Mirëpo marrë shkas që këtë pyetje ta vë në sprovë secilin, që mendon se Atdheu nuk e ka dëgjuar dhe nuk e ka njohur asnjëherë si qenie , si person në fund si Njeri sepse ; çdo shqiptar kudo qoftë e kurdo koftë duhet që punën e tij ta bëjë si më së miri, pa marrë parasysh se ku është , duhet që ajo punë të jetë identitet dhe histori për të. Po të kemi mundësi që çdo punë, aty ku jemi ta bëjmë me sukses, aspak nuk ka me rëndësi se kush e bëri, e mira do të shfaqej e ngritej nga të gjithë.
Andaj , pyetja “ Shka ke ba , për këtë Tokë”? Le ta mendojë secili nëpër të gjitha proceset politike e ekonomike, se çka ka ba, për këtë tokë e pastaj historia le ta gjykojë.
Në shenjë kujtimi për të . Ndjesë paste shpirti tij human e Atdhetar dhe faleminderit për pyetjen z Sali Bajra (Ish Kryetar i KK Kaçanikut )
Kastriot Bushi – Nandor 2016