16,04,2024

Sfidë mbeten zjarret dhe telashet me pastrimin e ambientit

Must Read

Ferizaj– Drejtoria komunale për Shërbime Publike dhe Emergjenca ka paraqitur sot raportin tre mujor për vitin 2016. U përmendën shumë punë e projekte të realizuara ku u tha se pati edhe një aktivitet të shtuar në terren për këta muaj.

U përmend se gjatë stinës së dimrit është arritur mjaft mirë të mbahen të pastruara rrugët nga bora dhe akujt ndërsa në muajin e fundit janë shtuar mjaft telashet me zjarret. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të të kësaj drejtorie Ismet Vranovci tha se do të kërkojë edhe ndihmën e institucioneve të tjera për të parandaluar këtë problematikë sepse vera pritet t’i shpeshtojë ato.

Një problem jo i vogël për këtë drejtori dhe stafin saj këtë fillim pranverë është edhe niveli i pastërtisë në qytet dhe fshatra. Drejtori Vranovci shpjegoi se po mundohen të japin maksimumin bashkë me kompanitë përgjegjëse derisa shtoi se shpreson se Ferizaj do të fitojë edhe garën për mjedis të pastër e cila po organizohet nga GIZI gjerman.

Punë të tjera të realizuara nga fusha e shërbimeve publike në Ferizaj kanë qenë edhe zgjerimet e ndriçimeve publike , shtruarja e rrugëve me zhavorr dhe mirëmbajtja e rrugëve e riparimi i rrugëve të asfaltuara.

Buxheti i drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca është rreth 1 milionë e 500 mijë euro për vitin 2016. Por theksohet se nevojat janë shumë më të mëdha në këtë sektor të cilat shpresohet se do të plotësohen edhe me projekte nga donatorët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img