25,04,2024

Sfidat mjedisore që po shfaqen me vendosjen e hidrocentraleve nëpër lumenjtë e Kosovës

Must Read

Mustafë Trena është njëri prej shumë të tjerëve që pjesën më të madh të kohës e kalon duke peshkuar nëpër lumenjtë e Kosovës.

Këta të fundit,prej pasluftës i janë nënshtruar një degradimi të paparë nga dora e njeriut. Fillimisht përmes eksploatimit të pakontrolluar të zhavorit e tash së fundi përmes iniciativave të vendosjes së sistemeve hidrike. Praktikë kjo pak e njohur tek ne, për këtë qytetarë të Kosovë, por edhe për shumë të tjerët që vijnë nga zonat që po synohen të ngritën këto sisteme hidrike. Mustafa e ka hallin e prishjes së balancit ekologjik nëpër lumenjtë, ndërsa qytetarët po shfaqin rezervat për sasinë e ujit që mund të humbet.
“E keqja qëndron në faktin se prej vitesh po shkatërrohen shtretërit e lumenjve ndërsa tash ka paralajmërime edhe për vendosjen e sistemeve hidrike. Me këtë do të shkatërrohen edhe ekosisteme te tëra përfshirë edhe humbjen e peshkut” thotë Mustafa, teksa ka shtuar se gjendja është katastrofave ngase peshqit janë në zhdukje.


 “Unë në këtë vend kam peshkuar afër 30 vite, këtu ka qenë vendi imë i preferuar ,kamë ardhur me familje. Kam peshkua troftë ka pasur ngjalë, mlysh. Për momentin nuk ka asnjë peshk. Si kanë filluar këto ndërtimet e hidrocentraleve janë zhdukur të gjithë peshqit. Tani ndikon shumë kjo, është një krim i madh. Ishalla bëhet mirë se për momentin këtu si është më keq. Presim nga Ministria mos po ndërmerr ndonjë masë se për ne peshkatarët po e marrin edhe këtë pak ujë dhe nuk dihet se ku do ta dërgojnë. Lumi këtu ka qenë më së paku edhe një metër më lartë . Në këtë kohë është dashur që ta mbulojë atë gurin e bardh. Tani vetëm është duke u zhdukur ka mbetur si prockë. “,ka  thënë Mustafë Trena


 Në Kosovë, në aspektin e politik bërjes dhe formulimit të strategjive, parashihet që të bëhet një shfrytëzim maksimal i resurseve natyrore për prodhim të energjisë elektrike në mënyrë që të përafrohen caqet prej 25% nga burimet e ripertritshme në kuadër të Komunitetit të Traktatit të Energjisë. Sipas Strategjisë së Energjisë për Kosovën, deri në vitin 2020 parashihet që të jenë të instaluara kapacitete gjeneruese prej 240 MW nga burimet hidrike. Pas Dragashit,një sistem hidrik është paraparë të vendoset edhe në shtratin e lumit Lepenc që kalon përgjatë komunës së Shtërpcës. Banorët e këtij lokaliteti, të të dyja nacionaliteteve po e kundërshtojnë mundësinë e vendosjes së hidrocentraleve në lumin Lepenc. Kjo,nga friga e humbjes së sasisë së ujit të cilin këta e lidhin me vetë jetën. Azem Tahiri e  Gjorgje Stankoviq nga Bitia, nuk po mund të besojnë se në çfarë gjendje ka ardhur lumi Lepenc me këto projekte.


 “Derivimi i hidroelktranave shkon neper gyp gjë qe rrezikon jo vetem jetën e njeriut por edhe te natyres. Ka shume gjallesa qe vijnë te pinë ujë në Lepenc, Ka një lloj peshku te ruajtur reptësisht e cila eshte para zhdukjes. Në asnjë shtet nuk ndodh kështu me këto ndërtime, kjo është budallaki.” ka potencuar Stankoviq ,ndrësa Tahiri shton se  lumi për ta është faktor
“ Është jetik. Në qoftë se lumi do të varroset qysh janë duke e varrosur në gypa në tokë të mbuluar me dhe kjo është varrosje, vdekje. Atëherë bota bimore shtazore njerëzore nuk ka ekzistencë në këtë territor . P.Sh në vitin 1948 ka qenë regjistrimi i parë popullatës në atë regjistrim është përfshirë dhe bota shtazore, ku janë regjistruar edhe kafshët. Ka pasur rreth 48 mijë dele Zhupa e Siriniqit rreth 20 mijë qengja dhe kafshë të tjera të trasha, Krejt është n’ varur jeta e tyre me pijë ujë këtu sepse tjetër burime në bjeshkët e tana nuk ka ujë . Nëse ky mbyllet atëherë puset apo bunarët siç i themi ne në këtë pjesë më nuk do të kenë ujë. A ujë tjetër për me pijë nuk kemi. Bunarët që hapen 20 deri 30 larg nga këtu nuk do të ketë ujë për të pirë. Tash ka 600 deri 700 dele edhe dhi njëri i ka këtu. Kanë ardhur dje për të pirë ujë. Por nuk munden me pijë ngase sic e shini uji është turbulluar. Po të thuhet se ka rënë shi. Jo shi nuk ka rënë . Por ky ujë është turbulluar duke punuar deh shtohet pyetja cka do të bëhet”, ka thënë Tahiri.


Në mbrojtje të resurseve natyrore si çdoherë angazhohen pjestarë të shoqërisë civile. Ambientalistët mendojnë se institucionet duhet të marrin parasysh interesin e qytetarëve. Madje thonë se kundërshtimi I tyre lidhet nga përvojat e deritanishme e degradimit të natyrës në këtë rast burimeve të ujit. Kenan Gashi nga Rrjet i OJQ_ve “AVONET”,thotë se shoqëria civile në vazhdimësi i ka ngritur këto shqetësime
“Ju e dini shumë mirë që shoqëria civile në vazhdimësi e ka ngritur shqetësimet për resurset natyrore në këtë rast resurset ujore. Asnjëherë prej institucioneve nuk kemi pasur marrje parasysh të shqetësimeve tona të shoqërisë civile. duke i pasur të rëndësishme shqetësimet tona degradimin e tyre dhe çështjet që mos të ketë prioritet interesat e individëve por interesat publike për fat të keq kemi shkatërrimin e tyre degradimin e tyre ju e shihni mirë që çfarë projekte janë duke u zhvilluar në këtë periudhë kohore” thotë Gashi

Në pritje të asaj që do të ndodhë,edhe qytetarët por edhe përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se institucionet duhet të veprojnë. Janë të vetëdijshëm për nevojën e kapaciteteve energjetike që i duhen vendit por thonë se Kosova ka një hidrografi të varfër sa i përketë rezervave të ujit sipërfaqësor. Si banoret Tahiri e Stankoviq por edhe përfaqësuesi I shoqërisë civile Kenan Gashi, janë të mendimit se institucionet duhet ta kenë parasysh interesin qytetar
 “Pra unë kësaj nuk di si ti them por që është një krim klasik. Kur ka filluar kjo punë ekonomike apo pseduoekonomi sepse nuk ka lidhje me ekonomi as ka ardhur kush të bisedojë më qytetarët e kësaj ane as të jepen mendime i çfarëdo mendimesh vërejtje kush nuk ka pyetur. Shtrohet pyetja jemi demokrat. Demokrat është kur populli i lirë e shpirtërisht materialisht është i lirë atëherë është demokraci”,pohon Tahiri, ndërsa Gjorgje Stankoviq,shton se uji tashmë është ndotur skajshmërisht
“Uji është shumë i turbullt dëgjohet edhe eskavatori atje poshtë duke punuar po përgatitet te kalojnë edhe neper fshatin tone. Përpara ka qene e mire tash e turbull,kemi para ndotës organik , gjallesa ne trajtë te krimbave ne sisitem kjo rrezikon shëndetin dhe higjienën”nënvizon Stankoviq
Kenan Gashi mendon se dëmtimi I lumit Lepencë po e prish imazhin e mjedisit në Kosovë

“Ju e shihni që lumi Lepenc është ka dëmtohet seriozisht është duke u kthyer imazhi më i keq i mundshëm qe disa vite dhe mos të them shekuj dhe për fat të keq kemi një degradim total të lumi dhe nuk kemi pa një interes publik që institucionet të Republikës së Kosovës që kanë marrë parasysh mos degradimin e lumenjve mos ngritjen e vetëdijes tek institucionet për ti penguar këto projekte kanë qenë në realizimin e interesave të individëve grupeve kriminale dhe për fat të keq kemi një gjendje më të keqe që mund të ketë në një pjesë të Ballkanit apo të Evropës.ju e dini shumë mirë që çdo projekt duhet të krijohet një apo bëhet një hulumtim një analizë një studim. Dhe pastaj çdo projekt duhet të ketë një standard. Ai standard duhet të jetë përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat dhe natyrisht duhet të jetë në përputhshmëri me objektivin dhe qëllimin ekologjik”,potencon Gashi

Derisa këto kundërshtime po vazhdojnë, Mustafa, vazhdon peshkimin .Me nostalgji fletë për kohërat e kaluara kur këtu ka pasur lloje të peshkut që sot nuk i gjen. Thotë se lumenjtë po ndoten dhe po shkatërohen pa mëshirë nga dora e njeriut.
 “Dikur ishte sikur në xhenet kemi dalë këtu me ardhur me vetura e gjithë familja kemi peshku ka pasur peshq sa të duash. Tani ka mbetur sikur të jetë shkretë. Unë për momentin nuk po mundem të vijë për peshkim sepse s’ka çka të peshkohet po duhet të shkohet në Maqedoni është lumi vardar në Tito Veles. PO duhet me shkohet në Shqipëri nëpër Ujmisht është Drini i zi një fshat nga Kukësi diku rreth njëzet e disa kilometra është rrugë e vjetër i ka diku nëntë kilometra vetëm njëra rrugë pra 18 kilometra për çka se këtu nuk ka më peshk. Përpara nuk ka pas nevojë të shkohet nuk e kam ditur as ku është Tito Velsi as ku është Ujmishti. Ka pasur këtu shumë peshk, ka qenë shumë i pasur, nuk ka pasur sikur Lepenci me peshk”, thotë në fund, Mustafe Trena
Problemin e vendosjes së sistemeve hidrike e kanë pothuajse të gjitha shtete e rajonit. Këtu nuk bën përjashtim edhe Kosova. Se sa do t’ia dal ta menagjojë këtë situatë është e vështirë të parashikohet, ndonëse përvoja e tregon më të keqen. Ndryshe Kosova ka në total 95.7 MË energji hidrike të instaluar si në rrjetin e transmisionit dhe atë të distribucionit. Prej këtyre priten që tani të shtohen edhe 20 hidrocentrale të vogla (HCV) me gjitëhsejt 78.8 MË të reja. Pjesa dërmuese e këtyre ndërtimeve janë planifikuar të vendosen në parqe kombëtare, apo fare pranë tyre kryesisht në Bjeshkët e Sharrit. Nëse realizohen këto projekte, Kosova do t’i ketë 174.5 MW kapacitet të instaluar me energji hidrike.

VIDEO E PLOTE:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img