19,03,2024

Svarqa: Koalicioni PDK-LDK-AAK i mundshëm (VIDEO)

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel, se përfshirjen e AAK-së, në qeverisjen qendrore nuk e sheh të pamundur. Madje ka thënë se kjo mund të krijoj edhe stabilitet më të madh politikë.

E, sa i përket koalicionit LDK-AAK, në Komunën e Ferizajt, Sfarqa ka thënë se asgjë nuk varet nga ajo se në qeverisjen qendrore AAK-ja është kundërshtare e madhe e qeverisjes.

Sfarqa, ka folur edhe për raportet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kritikat që po i bëhen, duke thënë se shpesh herë opozita e në këtë rast siç është PDK-ja, nuk po mund të pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve dhe mendojnë se duhet të sulmohet pushteti me të gjitha mjetet.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni në video:

Për dy vite janë punësuar 2 mijë e 600 të rinjë

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Muharrem Sfarqa, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel, me Menduh Abazin se kjo komunë është në prag të hapjes së një zone industriale me një sipërfaqe prej 13 hektarësh. Ai ka thënë se përpos kësaj synojnë që të zhvillojnë edhe politika të reja në mënyrë që të nxisin bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Sipas tij, vetë, në vitin 2014 dhe 2015 janë punësuar më shumë se 2 mijë e 600 të rinj që për herë të parë kanë lidhur marrëdhënie pune.

Nga taskat e bizneseve të Ferizajit buxheti i Kosovës pasurohet me 120 milionë euro

Muharrem Sfarqa, ka deklaruar  se nga taksat e doganave që mblidhen nga bizneset e Komunës së Ferizajit, buxheti i Kosovës pasurohet me 120 milionë euro, duke shtuar se Ferizaji nga kjo nuk përfiton asgjë.

Sfarqa, ka thënë se janë në rrugë të drejtë që këtë qytet ta shndërrojnë në një qytet të zhvilluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img