03,05,2024

Sfarqa: Ka gatishmëri që kandidati konsensual të jetë Isa Mustafa

Must Read

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në parti ka një gatishmëri që Isa Mustafa të jetë kandidati konsensual për kryetar të LDK-së.

LDK-ja mbanë Kuvendin të shtunën, kurse Sfarqa ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

 “Asnjë kandidat nuk do të përjashtohet, por ka një gatishmëri që konsensusi të ndërtohet rreth liderit Isa Mustafa. Unë shpresoj që lideri i LDK-së do ta pranojë këtë sakrificë dhe unë besoj që Kuvendi i 3 gushtit do të ketë më shumë karakter solemn”, ka thënë ai. Ai ka theksuar se duke pasur parasysh që tashmë janë zgjedhjet është e vështirë që të ndërtohet consensus rreth ndonjë lideri të ri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img