Kandidati për deputet nga LDK, Muharrem Sfarqa, ka thënë se partia e tij kategorikisht refuzon një koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Ne s’do të bëjmë koalicion me PDK-në as në paszgjedhor, pavarësisht sa e donë ata. Jam anëtar i kryesisë dhe po flas nga kjo pozitë. Kosova nuk ka nevojë të qeveriset me PDK-në”.
“LDK dhe Vjosa Osmani do të qeverisë me një qeveri që do t’i zgjidhë problemet ekonomike dhe ato të punësimit. Ne nuk kemi atdhe alternativë, prandaj PDK duhet të jetë në opozitë”.
“Presim vlerësime nga qytetarët dhe votën e tyre. LDK me Vjosën do t’i japë Kosovës festën e merituar më 6 tetor. Ne dhe me partitë tjera politike nuk kemi vija të kuqe,është një moment i rëndësishëm. Jo me qenë kusht vota e pakicave për marrjen e vendimeve në Kuvendin e Kosovës”.
Ai gjithashtu për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se ka dëshmuar intelegjencën e saj edhe ndërkombëtarisht me vepra, njofton Klan Kosova.
“Ajo është e njohur për tërë opinionin botëror dhe për vepra të mira sepse ka njerëz që njihen edhe për vepra të këqija. Kërkesat e qytetarëve janë orientim i LDK-së me një unitet të plotë që të jetë kryeministre Vjosa Osmani”.
Por kjo temë përplasi atë me Fadil Nurën nga PDK-ja.
Kandidati për deputet nga LDK, Muharrem Sfarqa, ka thënë se qëllimi i tyre është që me 6 tetor t’i japin fund sipas tij keqqeverisjes dhe keqpërdorimeve të koalicionit PAN.
“Një PAN në miniaturë nuk ka qeverisur mirë”, ka thënë Sfarqa, njofton Klan Kosova.
Sipas tij LDK në këto zgjedhje ka kandidaten e duhur për Kryeministre.
“Vjosa Osmani në bazë të të gjitha matjeve me datën 6 tetor do të komunikohet si fituese e zgjedhjeve. Ajo është një grua intelektuale me përmasa ndërkombëtare. Këto zgjedhje s’kanë të bëjnë me fatin individual timin apo të LDK-së. Nuk janë vetëm pritjet e Kosovës por edhe të miqve ndërkombëtarë”.
Sipas tij korrupsioni nuk mund të luftohet nga ata që e kanë instaluar si dukuri.
“Kadri Veseli dhe liderët politikë të PDK-së edhe këta të PAN janë sinonim i thellimit të korrupsionit, keqpërdorimeve, të instalimit të krimit dhe korrupsionit që janë shndërruar në pengesë të integrimit të Kosovës në BE”.
“Ata që kanë instaluar këto dukuri nuk mund të jenë bartës të luftimit të këtyre dukurive. LDK ka qenë ajo që ka vendosur binarët e menaxhimit të paranë publike. Është momenti i fundit që të krijohet siguri për kapitalin e huaj”.
Sfarqa ka thënë se fitorja e PDK do të mbetet vetëm një ëndërr për ta.