29,11,2024

Serbia s’i pranon, Kosova ua mohon shtetësinë

Must Read

Ai para disa viteve, më 28 nëntor, ka ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit dhe kërkohet nga shteti serb, prandaj është detyruar që të strehohet përkohësisht në Hajvali të Prishtinës, ku bashkë me fëmijët e tij dhe bashkëshorten jetojnë në kushte ekstremist të vështira, në një shtëpi gërmadhë që është pronë e minierës në Kishnicë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Pavarësisht gjendjes së vështirë sociale, Asmiri në Kosovë nuk gëzon as ndihma sociale nga shteti, pasi që nuk e ka shtetësinë e Kosovës, përderisa po të kthehej në vendlindje do të përfundonte në burgjet e Serbisë.

Pa shtetësi të Kosovës, vlerësohet se kryesisht në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë jetojnë rreth 20 mijë qytetarë nga Lugina e Preshevës, ku disa prej tyre nuk guxojnë të kthehen në shtëpi të tyre në zonat malore, pasi aty patrullon vazhdimisht xhandarmëria serbe, përderisa disa të tjerë, si Asrmiri, kërkohen nga Policia e Serbisë për “shkelje të rendit kushtetues”.

Gentiana  Shabani, e cila deri në nëntor të vitit 2016 ka punuar pranë Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë thotë se vetëm në komunë të Gjilanit llogaritet se janë mbi 6 mijë qytetarë nga Lugina, të cilat nuk kanë asnjë dokument të Kosovës. “Edhe pse shumica prej tyre kanë lindur në Kosovë, prapë se prapë nuk kanë dokumente për shkak se prindërit e tyre nuk kanë pasur dokumente të Kosovës dhe iu është pamundësuar edhe fëmijëve që të marrin dokumentet”, thotë Shabani.

Sipas saj, pamundësia për të marrë dokumente të Kosovës iu ka shkaktuar dhe probleme të tjera si: mosregjistrimi në shkollat që kanë dëshiruar, mospunësimi dhe pamundësia për marrjen e shërbimeve shëndetësore falas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img