15,11,2024

Serbia: Ne jemi pronar të kodit +383, jo Kosova

Must Read

“Kompanitë tona shtetërore më në fund do të punojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e krahinës sonë jugore. Ligjërisht dhe zyrtarisht e njohur nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Prishtinës”, tha ai.

Sipas tij e gjithë kjo do të normalizojë punën dhe kompanitë e telekomunikacionit në Kosovë.

“Republika e Serbisë, Qeveria e Serbisë do të ketë pasuritë e saj në territorin e krahinës jugore ajo do të mbrohet plotësisht dhe do të ruhen jo vetëm në sistemin tonë, por do të jetë e mbrojtur dhe e ruajtur nga kjo marrëveshje që garanton transferimin e saj në kompaninë e Telekom Serbia, kështu që 100 për qind do të jetë në pronësi të ‘Telekom Serbia’, dhe që do të vendoset në territorin e krahinës sonë jugore”, shpjegoi Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Kosova, tha Gjuriq, do të merr kodin +383, por jo si kod ndërkombëtar, por si kod të zonës gjeografike, pronari i së cilës është Republika e Serbisë”.

Kjo marrëveshje është detyrim, e cila do të transferoj asetet e Telekomit të Serbisë në kompaninë e saj motër të MTS-së në Kosovë.

Ai theksoi se nuk është mirë që disa subjekte politike në Serbi, si Partia Demokratike e Serbisë dhe Lëvizjes Dveri, ka kritikuar marrëveshjen, në vend që ta mbështesin atë, ndërkohë që, siç tha ai, duke përdorur “argumente të rreme të Edita Tahirit.”

Gjuriq theksoi se punëtorët e Telekomit nuk duhet të shqetësohen për punën e tyre, ata do të vazhdojnë me të drejta të plota që i kanë gëzuar deri më tani.

Drejtori i Telekomit të Serbisë, Predrag Culibrik tha se marrëveshja e nënshkruar parashikon se kompania do të vazhdojë të punojë për konsumatorët në Kosovë dhe të ofrojë shërbimin më të mira në bazë të kushteve të njëjta tregtare, dhe nuk do të ketë rritje në kosto.

Ai shtoi se kompania ka marrë një licencë të vazhdueshme që siguron legjitimitet të plotë në vitet ardhshme dhe do të ofrojë shërbime të cilësisë më të lartë në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img