Policia e Serbisë ka arrestuar 49 zyrtarë shtetërorë nën akuzat për korrupsion në mëngjesin e së premtes.
Shumica prej tyre janë individë që kanë keqpërdorur postin publik dhe institucionet e shtetit për përfitime personale.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
“Qysh nga 2007-ta këta njerëz kanë kryer numër të madh krimesh dhe i kanë shkaktuar humbje buxhetit të shtetit dhe institucioneve të ndryshme 7.6 milionë euro”, ka thënë Stefanoviq për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Lista e të arrestuarve përfshinë punëtorë të Administratës Tatimore, punëtorë të Ministrisë së Ambientit, punëtorë të institucioneve lokale, të ndërmarrjeve publike, siç janë ata të Korporatës Energjetike të Serbisë dhe ElektroKosmet-it dhe po ashtu 12 policë”.
“Kjo është edhe një dëshmi se nuk do të ndalemi. Ne do të tregojmë se Serbia është një vend shumë serioz ku sundon ligji”, ka thënë Stefanoviq.