11,01,2026

Serbët duan batalionin e tyre brenda Ushtrisë së Kosovës

Must Read

Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, derisa duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.

Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.

Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë ta kenë një batalion. Kjo, sipas tij, është e papranueshme. /rtk

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img