28,04,2024

Hykmete Bajrami tregon kush mund ta prish koalicionin PDK-LDK

Must Read

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke folur për mos miratimin e Ligjit për Investime Strategjike, ka deklaruar se në momentin që PDK nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në LDK nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.

Ajo në një intervistë për RTK ka folur për rëndësinë e këtij ligji, duke thënë se nuk duhet të shikohet interesi i asnjë grupi por interesi i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës, transmeton Express.

“Ne kemi hyrë në koalicion për interesa të publikut të gjërë dhe për ta çuar një agjendë zhvillimore që e kemi përpara”, ka thënë Bajrami.

“Në momentin kur koalicioni nuk e mbështet, une nuk besoj – ky është opinion imi, por jam e bindur për këtë – se as kryeministrit, që është kryetar i partisë, dhe askujt në LDK nuk do t’i konventonte që të rrijë në një koalicion i cili do të vihej në shërbim të mbrojtjes së interesave të individëve, të cilët do ta mbanin peng zhvillimin e vendit”, ka deklaruar Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img