12,11,2025

Sëmundja gungore e gjedheve, mishi dhe qumështi mund të konsumohen

Must Read

Vaksina e cila lufton sëmundjen gungore të gjedheve prodhohet vetëm në Afrikë, prandaj Kosova deri tash ka siguruar vetëm 25 mijë doza.

Mjeku veterinar Ajet Haliti thotë se nëse kjo sëmundje, nuk mjekohet me vaksina atëherë ngordhja e kafshëve është e pashmangshme, raporton transmetuesi publik.

“Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje infektive virusale e cila prek gjedhet. Bartës kryesor të kësaj sëmundje janë insektet kryesisht, mirëpo duhet me pasë parasysh se përhapja bëhet edhe nëpërmjet kontaktit të kafshëve”, ka thënë Halitit.

Haliti thotë se fermerët duhet të kenë kujdes edhe në mbarsimin e kafshëve për shkak të virusit që gjendet në spermatozoid.

Përhapja e kësaj sëmundje ka bërë që qytetarët të kenë dilema nëse mund të konsumohet mishi dhe qumështi i lopës.

Veterinari Haliti thotë se nuk ka rrezik të përdoret edhe qumështi edhe mishi. Sipas tij krejt kjo ka të bëjë me dëmtimin e fontit të gjedhit.

Ai thotë se masat që ka marrë Agjencia e Veterinarisë kanë dhënë efektet e tyre. Sipas tij fermerët duhet ti zbatojnë rekomandimet e Agjencisë.

Kosova ka rreth 270 mijë krerë gjedhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img