26,12,2024

Seks në Gërmi, edhe lisat ‘lakmojnë’ çiftet (Video)

Must Read
Parku i germise

Ky park është mishërim i dashurisë, pasi shumë çifte ia falin zemrën njëri-tjetrit atje. Shumë lisa të Gërmisë janë monument për të dashuruarit, pasi gdhendin emrat të bashkuar me një zemër në lëvorën e drunjve. Por nganjëherë, ndodh edhe diçka më tepër…

Çiftet, nga dashuria e madhe edhe nuk përmbahen. Bëjnë seks në mal, nën hijen e lisave, por edhe nëpër vetura gjatë motit të ftohtë.

Mjafton të dilet gjatë orëve të vona të natës dhe atje mund të hasni shumë vetura me drita të ndezura, shkruan lajmi.net. Madje edhe xhamat i kanë të avulluara nga epshi i fortë i të dashuruarve.

Policia e Kosovës thotë se ka hasur shumë shpesh në këso raste, por pas patrullimeve të shpeshta janë pakuar.

“Policia në atë zonë në të kaluarën ka evidentuar raste të ndryshme, raste këto të cilat kanë rënë dukshëm për shkak të angazhimeve dhe patrullimeve policore e cila vije edhe si rezultat i bashkëpunimit polici-qytetarë të cilat kanë ndikuar në preventiven e rasteve”, thuhet në një përgjigje të PK-së për lajmi.net

“Policia patrullon për shkak të ofrimit të sigurisë për qytetarët që frekuentojnë Gërminë për rekreacione të ndryshme”, vazhdon më tej.

Parku i Gërmisë nuk është vendi i vetëm ku çiftet shfrytëzojnë hapësirat publike për të bërë dashuri. Raste të tilla ka edhe në parqet tjera si në Taukbahqe apo në parkun e qytetit.

Më poshtë mund të shihni një video ku shfaqen veturat e parkuara në Gërmi me ‘xhamat e avulluar’. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img