16,05,2024

Sebahate Ajeti-Sadiku: 2020-ta me masa konkrete për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët në fushën e financave

Must Read

Drejtorja e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, mbajti sot konferencën për media. Përmes saj, qytetarëve iu bënë të ditura, arritjet që shënuan vitin 2019, sfidat që e përcollën si dhe synimet e këtij sektori fundamental të qeverisjes lokale.

E para e financave, Sebahate Ajeti Sadiku renditi disa nga sukseset që u arritën falë përkushtimit me qëllim rritjen e stabilitetit në financat lokale.
Rritja e të hyrave vetanake në 12% më shumë sesa viti paraprak, ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore prej 10%, shpërndarja e mbi 30,000 faturave të tatimit në pronë, regjistrimi i 2431 objekteve të reja në sistemin e tatimit në pronë si dhe heqja e taksës për ushtrimin e veprimtarive afariste në Ferizaj janë vetëm disa nga të arritura, përveç mijëra shërbimeve që kryen në baza ditore kjo drejtori. Kurse si synime, drejtorja Ajeti Sadiku theksoi rritjen e stabilitetit financiar duke aplikuar masa kursimi, digjitalizimin e shërbimeve financiare, funksionalizimi i e-pasurisë, si dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Detajet gjeni në videon e plotë të konferencës për media të drejtores së Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img