28,04,2024

SBASHK-u konfirmon grevën, nesër grevë njëorëshe

Must Read

SBASHK-u në një konferencë për media shpalli grevën njëorëshe për nesër më datë 27.12.2018, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet Projektligji për Pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00. Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img