11,09,2025

SBASHK: Të tërhiqet Projektligji i Pagave, të ndihmohet ushtria e Kosovës

Must Read

SBASHK-u përmes një deklarate për media ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për Pagat dhe që buxheti prej dhjetëra milionë eurosh shtesë që duhen për Ligjin e Pagave të dedikohen për ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme.

“Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndiheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë.

SBASHK-u kërkon që për një vit të mos ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete  të ushtrisë së Kosovës.               

“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të bëhej ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë  është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img