10,02,2026

“Save the Children” dhuroi materiale higjienike e shkollore për nxënësit ferizajas

Must Read

Një kontigjent prej 139 pakosh, 89 prej tyre higjienike dhe 40 me materiale didaktike- shkollore janë donacioni i shpërndarë këto ditë nga organizata partnere e Komunës së Ferizajt, “Save the Children”.

Përfaqësuesja e kësaj organizate në Ferizaj, Gresë Haxhimusa tha se këto pako, janë të dedikuara për disa kategori të fëmijëve siç janë fëmijët me nevoja të veçanta, komunitetet joshumicë dhe në gjendje të rëndë ekonomike. Ajo shtoi se ky kontigjent është i dyti, pas pakove të dhuruara muaj më parë në funksion të ndihmës për nxënësit gjatë pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sasi tabletësh që do të ofrohen për nxënësit ferizajas.

Ky donacion u shpërnda në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të cilën e pranoi drejtori Afrim Llabjani.Komuna e Ferizajt shpreh falënderim publik për donatorin lidhur me këtë kontigjent materialesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img