19,12,2024

Saranda Musliu: Guximi, vizioni dhe kompetenca për një ekonomi të zhvilluar e bëjnë LDK-në subjekt fitues

Must Read

Saranda Musliu, 30 vjeçe nga Ferizaj është njëra nga deputetet më të reja në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo në mandatin e sapofilluar shpesh në diskutimet e saj ka dhënë propozime dhe alternativa për zgjidhje të problemeve në fushën e ekonomisë.

Deputetja e re sërish po kanididon për mandatin e deputetes në zgjedhjet e datës 14 shkurt.

Si një ekonomiste e diplomuar dhe ndërmarrëse me përvojë ndër prioritetet qeverisëse ka radhitur idetë dhe propozimet konkrete të rrugës që duhet të ndiqet për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

“Për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, ne kemi nevojë para së gjithash për tri gjëra: guxim, vizion dhe kompetencë profesionale, kështu edhe kemi vepruar për disa muaj sa ishim në qeverisje.  Në asnjë udhëheqje të mëparshme bizneset tona nuk e kanë gëzuar ndihmën e drejtëpërdrejtë financiare, pastaj mjetet e trustit ishin vërtetë një mbështetje e nevojshme për popullatën“, thotë deputetja Musliu.

Kurse sa i përket planeve dhe orientimeve strategjike për rimëkëmbjen ekonomike deputetja Musliu tregon se ato janë hartuar nga ekspertët e fushës së ekonomisë, prandaj do të gjejnë zbatim dhe do të përmbushin goditjet nga pandemia.

“Në gjendjen e tanishme, në këtë situatë pandemie, punëtorët dhe bizneset e vogla e të mesme kanë nevojë për ndihmë urgjente – dhe atë menjëherë, shpejt dhe pa procedura burokratike , ashtu siç vepruam me miratimin e buxhetit dhe me hapat hapat e tjerë të fushës financiare, do të veprojmë përsëri në vazhdim të qeverisjes sonë.  Thjesht, ne duhet ta mbajmë ekonominë stabile edhe më tutje me plane e ide konkrete”, deklaron deputetja Musliu.

Për periudhën pas pandemisë, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, ekonomia duhet fuqizuar në mënyrë të qëndrueshme.

Për këtë, duhet krijuar kushte për të bërë sa më atraktive investimet e huaja në vend.

Për këtë deputetja e re thekson se disa pika të rëndësishme i ka të radhitura në planin e punës së saj e që do t’i prezantojë edhe në Kuvend në mandatin e ri si deputete.

“Sigurimi i energjisë elektrike: Kompanitë dhe sipërmarrjet kanë nevojë për furnizim stabil me energji elektrike. Ne duhet që ta modernizojmë prodhimin e energjisë dhe rrjetin elektrik.

– Infrastruktura: Duhet të përmirësojmë lidhjet e vendit tonë me rrjetin ndërkombëtar ajror për transportin e mallrave. Përveç kësaj, vendi duhet të jetë tërësisht i mbuluar me një rrjet efikas furnizimi me internet.

– Siguria ligjore: Investitorët presin që të respektohen marrëveshjet e arritura për investime. Në rastet kur kjo nuk ndodh, atëherë duhet të ketë rrugë dhe mundësi të qarta për ankesa dhe zgjidhje ligjore të kontestit, përmes drejtësisë dhe gjykatave.

– Arsimimi i mirë: Investitorët presin që në vend të gjejnë fuqi punëtore të përgatitur dhe të arsimuar mirë profesionalisht. Përveç kësaj, kualifikimet profesionale, duhet t‘i përgjigjen dhe përshtaten më shumë kërkesave dhe nevojave të tregut të punës dhe ekonomisë. Krijimi i një sistemi dual, sipas modelit gjerman, do të ishte një ide e mirë të aplikohet në Kosovë.

-Mbështetja e programeve:Duhet të krijohen plane stimulimi edhe me mbështetje financiare dhe të motivohet themelimi i kompanive në Kosovë. Për më tepër, duhet të ketë mbështetje financiare në rastet e investimeve konkrete dhe specifike në fushën e teknologjisë që i përket të ardhmes, (siç janë p.sh: ambienti dhe digjitalizimi).

Pikërisht këto kritere janë vendimtare për investitorët ndërkombëtarë“, shpjegon deputetja Musliu.

“Synimet tona duhet të jenë të tilla që Kosovën ta bëjmë të aftë dhe të qëndrueshme ekonomikisht për të ardhmen, të krijojmë vende të reja të punës dhe të ofrojmë për njerëzit e vendit, një shans më të mirë për ta”, thotë Saranda Musliu, deputete e re por me një vizion e mision të qartë qeverisës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img