06,05,2024

Sa po zbatohen vendimet e Qeverisë në Ferizaj?

Must Read

Edhe pse ditëve të fundit po apelohet për kujdes të shtuar dhe kujdes të shtua kjo si duket shumë pak po përfillet nga qytetarët.

Është e kuptueshme  kur sheh njerëz në nevoj të cilët presin në radhë për  furnizim me artikuj ushqimor apo në radhë për miell, një artikull shumë I kërkuar ditëve të fundit.

Por si duket vendimet e Qeverisë për ndërprerjen e shumë veprimtarive dhe ndërprerjen e mësimit në shkolla  shumkë qytetarë  po e shfrytëzojnë si kohë pushimi dhe  gjenden  gati çdo ditë nëpr pushimore në grumbuj të mëdha.

Ka ditë që Parku i Lirisë në Ferizaj është I stërngarkuar. Për habi aty  shihen edhe shumë familje me fëmijë të cilët po shfrytëzojnë  lodrat në këtë park.

Por jo vetëm këtu. Ne redaksinë e Ferizajpress gati çdo ditë po vinë shumë foto ku ka grumbullim edhe për ndeja e për kafe në  lokalet në periferi të qytetit.

Nëse Qeveria ka marr vendime për këtë situate  duhet edhe të zbatohen nga qytetarët apo ndoshta  këto masa duhet të jenë edhe më të rrepta  për vetëdijesimin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img