Edhe pse ditëve të fundit po apelohet për kujdes të shtuar dhe kujdes të shtua kjo si duket shumë pak po përfillet nga qytetarët.
Është e kuptueshme kur sheh njerëz në nevoj të cilët presin në radhë për furnizim me artikuj ushqimor apo në radhë për miell, një artikull shumë I kërkuar ditëve të fundit.
Por si duket vendimet e Qeverisë për ndërprerjen e shumë veprimtarive dhe ndërprerjen e mësimit në shkolla shumkë qytetarë po e shfrytëzojnë si kohë pushimi dhe gjenden gati çdo ditë nëpr pushimore në grumbuj të mëdha.
Ka ditë që Parku i Lirisë në Ferizaj është I stërngarkuar. Për habi aty shihen edhe shumë familje me fëmijë të cilët po shfrytëzojnë lodrat në këtë park.
Por jo vetëm këtu. Ne redaksinë e Ferizajpress gati çdo ditë po vinë shumë foto ku ka grumbullim edhe për ndeja e për kafe në lokalet në periferi të qytetit.
Nëse Qeveria ka marr vendime për këtë situate duhet edhe të zbatohen nga qytetarët apo ndoshta këto masa duhet të jenë edhe më të rrepta për vetëdijesimin e qytetarëve.