08,11,2024

RTK thotë se shërbimet sekrete serbe duan të krijojnë incidente në veri, që t’i fajësojnë shqiptarët

Must Read

Shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të Mitrovicës, si asnjëherë tjetër janë mobilizuar që të krijojnë incidente me qëllim që të fajësojnë shqiptarët.

Siç raporton Televizioni Publik i Kosovës – RTK, shërbimet sekrete serbe dhe grupet kriminale në veri po mundohen që të shfrytëzojnë çdo mjet për të arritur qëllimin e tyre që para faktorit ndërkombëtar t’i paraqesin shqiptarët si njerëz të rrezikshëm për qytetarët serbë, sidomos pas krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Një pamflet i shkruar në gjuhën shqipe ‘Thirrje për mobilizim’, është shpërndarë në disa fshatra në veri të vendit. Organet e sigurisë së Kosovës kanë qenë në dijeni për pamfletin dhe personin që ka shpërnda. Personi që ka shpërndarë pamfletët jeton në Serbi, por ditëve të fundit është parë duke qëndruar në veri të Mitrovicës dhe sipas burimeve tona ky person konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Millan Radojçiqit”.

“Shërbimet sekrete serbe, janë përkujdesur që ky pamflet të duket sa më origjinal duke paraqitur gjoja planet për mobilizim të banorëve shqiptarë në veri të vendit. Menjëherë pas shpërndarjes së këtij pamfleti shërbimet sekrete serbe janë përkujdesur që të njëjtin ta publikojnë në mediat që konsiderohen të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, raporton televizioni publik.

Shërbimet sekrete serbe nuk janë të vetme në luftën propagandistike që i kanë shpallur shtetit të Kosovës.

Aleksander Dugin, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, apo siç quhet ndryshe “Truri i Putinit”, përmes lajmeve të rreme në Maqedoni, është duke propaganduar për kinse grupim të forcave paramilitare shqiptare në Likovë të Maqedonisë, buzë kufirit me Kosovën.

Dugin është munduar gjithashtu që kinse grupimin e shqiptarëve në Likovë ta ndërlidhë me Kaçanikun, duke e paraqitur Kaçanikun si vendin që ka dhënë më se shumti luftëtarë për ISIS në numër të banorëve.

Deklarata e Dugin ka si qëllim të paraqes shqiptaret si element destabilizues për paqen dhe sigurinë ne Ballkan.

Dugin në Maqedoni është i afërt me liderin e partisë maqedonase pro-ruse, Maqedonia e Bashkuar, Janko Bacev, i cili është i njohur për qëndrimet e tija pro-ruse e anti-shqiptare, si në politikë ashtu edhe në aktivitetet e tija akademike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img