18,11,2024

“Rruga” nga Besim Ugzmajli, një film për dy histori të dhimbshme

Must Read

Regjisori Besim Ugzmajli gjithmonë përkujdeset të thumbojë me temat që i trajton në projektet e tij filmike.

Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit me qenie njerëzore.

Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega janë aktorët që luajnë në këtë film, i cili edhe në trailerin e tij tregon se është premtues dhe i veçantë në këtë trajtim.

Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë.

Regjisori ka njoftuar për KultPlus se filmi qysh tash është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin.

Filmi është xhiruar në Ferizaj, shkruan KultPlus. Premiera kombëtare e filmit do të jepet në vend gjatë muajit gusht.

Ugzmajli me filmin paraprak “Forgive me” është prezantuar në rreth 55 festivale të filmit në botë, duke triumfuar në dhjetë prej tyre dhe duke u nominuar në 15 kategori të rëndësishme që vlerësojnë filmat me arritje.

Filmi është mbështetur nga Caritas Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img