08,05,2024

Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Arsimit vizituan Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, interesohen për sfidat dhe aktivitetet në arsimin lokal

Must Read

Dje, drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani pati një vizitë të veçantë. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim nën udhëheqjen e deputetes Teuta Haxhiu, vizituan Drejtorinë e Arsimit për të diskutuar dhe raportuar lidhur me punën, angazhimet dhe sfidat e arsimit lokal.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu bashkë me kolegë të tjerë nga Komisioni Parlamentar për Arsim vlerësoi angazhimin e drejtuesve lokal të arsimit në arritjen e objektivave që burojnë nga ligjet në fuqi në fushën e arsimit. Madje, theks të veçantë në këtë takim u vu edhe mbi zbatimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, ku drejtori Llabjani i bëri të ditura përveç arritjeve në këtë fushë edhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka agjendë të qartë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore si dhe rritjen e cilësisë në procesin mësimor, duke aplikuar një varg masash të propozuara në kuadër të platformës qeverisëse të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img