29,04,2024

Rruga “Beau Biden” rrit shpresën për përkrahje të SHBA-së (VIDEO)

Must Read

Rruga që lidh Ferizajn me Gjilanin mban emrin e Beau Biden, i cili është djali i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.

Emërtimi në nder të Beau u bë në vitin 2016, njofton Klan Kosova.

Kjo rrugë e cila ndodhet në fshatin Sojevë të Ferizajt po pritet të jetë fitimprurëse për banorët e atjeshëm.

Kryetari i këtij fshati, Sylejman Syla, ka thënë se presin të ketë më shumë investime për shkak të kësaj.

“Ne jemi të gëzuar që jemi banorë të këtij fshati, besojmë që do të ketë më shumë interesim për këtë vend, ne kemi përfituar edhe nga Bondsteel, sepse i tërë fshati po punon aty”, u shpreh Syla.

Megjithëkëtë banorët e kësaj zone thonë se nëse Biden do t’i vizitojë ata do të organizojnë një pritje madhështore për të parin e Amerikës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img