26,04,2024

Rrjeti OJQ-ve “PRO NET “sjell për të parën herë “Javën e Artit”

Must Read

Sot në Komunën e Shtimes rrjeti i OJQ-ve lokale PRO NET ka nisur me aktivitete për të shënuar ditën botërore të artit të deklaruar nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit në vitin 2012.
Drejtori i PRO NET  Fatlum Rexhaj tha se ideja për këtë projekt ishte e anëtares Kosovare Avdiu e cila ka kohë që po punon në këtë drejtim, ndërsa projekti është përkrahur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunë e Shtimes dhe është hera e parë që po organizohet java e artit respektivisht për nderë të ditës botërore të artit.
Drejtori Rexhaj në hapjen e javës së Arit që u bë sot në Shtime në ambientet e hapura tek Qendra Rinore foli edhe për qëllimet dhe aktivitetet qe do të ndodhin këtë javë.
“Qëllimi ynë ishte të e rikthejmë artin dhe njohjen më të madhe për të në komunën e Shtimes,e të ngritim interesimin për art dhe kulturë tek të rinjtë,të i ndihmojmë artistëve të rinj në shprehjen e talentit si dhe kreativitetit të tyre por edhe të mësohen më shumë t’i përdorin teknikat e artit, të mësohen si të bëjnë fotografi dhe me një kamerë të thjeshtë si dhe nëpërmjet artit të shpërndajmë mesazhe sensibilizuese” tha Rexhaj.
Koordinatorja e këtij projekti Kosovare Avdiu tha se në projekt do të përfshihen rreth 30 të rijnë nga Komuna e Shtimes që kanë talent në fushat e ndryshme të Artit si pikturë,skulpturë,fotografi,etj.
“Shpresojmë që kjo punë që nisëm sot të vazhdojë mirë edhe në ditët tjera gjatë javës së artit por gjithashtu shpresoj që rrjeti i organizatave tona të sjellë edhe shumë aktivitet të tjera në fushën e Artit, ku unë personalisht jam e gatshme që çdo herë të jap kontributin tim” tha mes tjerash Koordinatorja Avdiu.
Nesër me datë 16 Prill në fshatin turistik Llanisht të Shtimes të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin talentin e tyre në aktivitet që do të sjellë PRO NET.
Posteri

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img