19,05,2024

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në shkollat e Ferizajt

Must Read

Numri i të infektuarve me COVID-19 nëpër shkollat e Ferizajt po rritet ditë pas dite. Pas infektimit të pesë mësimdhënësve me koronavirus në shkollën fillore ”Tefik Çanga” në qytet, së fundmi është raportuar edhe për dy nxënës të shkollës fillore ”Gjon Serreçi” dhe shtatë personave të tjerë të prekur nga virusi korona në gjimnazin shkencor ”Kuvendi i Arbrit”. Prej tyre pesë janë ndihmës teknik, një është profesor dhe një nxënës.

Zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle Dardane Beqiri, tha se ende nuk kanë vendosur se çka do të ndodhë me shkollën në tërësi, ndërsa klasa ku ka rezultuar pozitiv një nxënës tashmë është duke e zhvilluar mësimin nga distanca.

“Sipas rezultateve të IKSHPK-së në shkollën tonë janë shtatë raste pozitive, pesë punëtorë teknik, një nxënës dhe një mësimdhënës. Ne si shkollë jemi organizuar menjëherë, kemi mbajtur një takim me grupin task forcë dhe u mor vendim që të presim rezultatet përfundimtare të IKSHPK-së për shkak se punëtorët të cilët kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar sot dhe në bazë të rezultateve të cilat do të dalin do të merret vendim, mësimi do të vazhdojë deri në vendimin e ardhshëm”, tha Beqiri.

Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj Bashkim Bytyqi, tha se në klasën ku kanë dalë pozitiv me koronavirus dy nxënës të shkollës fillore “Gjon Serreçi”, mësimi është duke u zhvilluar nga distanca..

”Në përgjithësi informacionet janë të mira, nuk kemi ndonjë rast për të veçuar, janë raste individuale, kemi shembull në shkollën Gjon Serreçi” ku në një klasë të ciklit të ulët janë dy fëmijë që kanë rezultuar pozitiv, aty e kemi ndërprerë mësimin, por nuk reflekton në zhvillimin e procesit në klasat e tjera”, tha Bytyqi.

E, nxënësit e  shkollës  fillore ”Tefik Çanga” në Ferizaj, e cila është e mbyllur që nga 22 shtatori pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të pesë mësimdhënësve, mësimi po zhvillohet online. Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani, thotë se mësimi nga distanca po ecën mirë. Ai njoftoi se të hënën e ardhshme nxënësit do t’iu kthehen bankave shkollore.

“Hymë në javën e dytë që mësimi po mbahet nga distanca, e filluam mbarë vitin shkollor, por pas një testimi të bërë në Institut pesë arsimtarë rezultuan pozitiv e më interesantja  është se pas dy dite këta arsimtarë me vetëiniciativë i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativ, por është vendim i Institutit që duhet zhvilluar mësimi online për dy javë deri në ritestimin e radhës. Mësimi është zhvilluar sikur në shkollë, 40 minuta, kemi aty-ktu nxënës që kanë mungesë të mjeteve teknologjike dhe i kemi drejtuar në drejtori. Ne kemi pasur dëshirë që mos ta kemi shkollën e zbrazët, por sipas udhëzuesit jemi në planin C këto dy javë”, tha Hasani.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj kërkoi nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që t’i respketojnë masat anti-covid, pasi shtimi i rasteve të reja mund të çoj në mbylljen  e shkollave, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img