28,04,2024

Rriten të hyrat vetanake në Komunën e Ferizajt

Must Read

Të hyra rekorde nga tatimi në pronë në komunën e Ferizajt.

Drejtoresha e Financave në Ferizaj, Lirije Syla, përmes një konferencë për gazetarë ka thënë se këtë vit ka pasur të hyra rekorde nga tatimi në pronë.
Sipas saj të hyrat janë rritur dukshëm nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Që nga muaji janar deri në maj të këtij viti, ne kemi arrit që të shënojmë një rritje të të hyrave vetanake sidomos nga tatimi në pronë. Vlen të theksohet se vetëm në muajin prill kemi një tejkalimit të hyrave të inaksimit. Vitin 2015 në të njëjtën periudhë kemi pasur të inkasuar 44 për qind ndërkaq këtë vit kemi inkasim 60 për qind, ku kjo do të thotë se kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe dhe kjo tregon që gjatë këtij viti do të arrihet edhe planifikimi i bërë i buxhetit. ”, ka thënë drejtoresha Syla.

Sipas drejtoreshës Syla, falja e borxheve ka ndikuar mjaft shumë që qytetarët të kryejnë obligimet e tyre.

“Unë në këtë rast kisha ftuar të gjithë qytetarët që të bëjnë shlyerjen e borxheve, sepse afati për faljen e borxheve është deri me datën 2 shtator do të thotë që në këtë kohë përfundon edhe falja e borxheve për të gjithë obliguesit tatimor të komunës së Ferizajt”, ka thënë Syla.

U bë e ditur se gjatë këtij viti buxheti komunal është shpenzuar mbi 9 milion euro ku nga granti qeveritar janë shpenzuar 8 milion nga të hyrat vetanake mbi 530 mijë euro dhe nga të hyrat vetjake të bartura në këtë vit rreth 134 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img