Lulzim Abazi
Shkaku: Covid-19
Tani me parashikimet e mekanizmave financiar ndërkombëtare për efektet qe do ti këtë pandemia e koronavirusit ne ekonomi do te jene shqetësuese, jo vetëm për Kosovën që tashme është projektuar qe do te këtë rënie me 5% ne 2020 por edhe për shtetet qe janë te fuqishme ekonomikisht, veç se po behet reale.
Zakonisht këto konstatime bëhen me qellim qe qeveritë e vendeve te ndryshme të kenë parasysh rrezikun në horizont dhe qe te mos t’i zë te papërgatitura për pakot financiare që duhet t’i përgatitin dhe ne momentin e duhur të intervenojnë ne ekonominë e shtetit te tyre, ne mënyrë që ekonomia mos te pësojë fiasko fill pas dy muaj pandemie.
Sa i përket ekonomisë Kosovare, tani vetëm sapo shihet që ka zënë në thua, sipas deklaratave të vetë drejtorit të ATK-se, se buxheti i shtetit ka humbur 13 milion euro në muajin që lamë pas nga mos pagesa e tatimeve, ne lirshëm mund të konkludojmë se humbjet mujore ne ekonominë e brishte kosovare jane mbi 20 milion.
Një veçori e kësaj situate në përgjithësi është se qeveria është ajo e cila përcakton thellësinë dhe demin ekonomik ne kohe reale, nëpërmjet veprimeve te vonuara (ekonomike) dhe konfuzitetit qe krijon ne popull.
Që të mos kemi humbje të vendeve të punës, kjo qeveri duhet që të i njoftoj qytetarët sa më parë se do të kenë përkrahje dhe ndihmën e duhur. Por, edhe duhet të reflektojnë qe kjo te behet e mundur.
Me gjase po ndodhe e kundërta, tek ne tani për gati dy muaj flitet nga qeveria jone ne detyre, për një pako emergjente ne vlere prej 170 milion euro dhe ende nuk kane arrite qe ta realizojnë, e qe edhe dje te ishte bere do ishte tepër vone, sepse pasojat sociale veç se kane filluar te ndihen me te madhe, me çka tani fillon te ndjehet një pasiguri e madhe ne popull ku konsekuencat e neglizhencës për marrje te vendimeve do te i pësojnë qytetaret.
Nëse e shikojmë nga aspekti profesional ekonomik, po shihet që kësaj qeverie i mungon vizioni, guximi si dhe profesionalizmi ne aspektin e financave, sepse po shihet qe kjo pako financiare as për se afërmi nuk jep shprese qe do te ndikoje ne ekonominë tone, sepse nuk është gjithëpërfshirëse si dhe ka shume mangësi, pasi që një pako e tille duhet të këtë ne thelb ruajtjen e kapaciteteve prodhuese ekonomike dhe mirëqenien e punëtorëve.
Tjetër gjë që është shumë me rëndësi në rastet kur ka pandemi apo problem të mëdha që shtetet ballafaqohen, një qeveri normale duhet të jetë bashkëpunuese me të gjitha institucionet dhe me opozitën; kjo pra është mangësi tek qeveria jonë.
Mendoj qe tani sa me pare që është e mundur kjo qeveri edhe pse në detyrë, duhet të mbledhë ekspertët e ekonomisë se Kosovës, të jetë bashkëpunuese, të kërkojë ndihmë, në mënyrë që të përgatitet një pako e fuqishme financiare dhe të injektojë fuqishëm prodhuesit, bujqësinë si dhe gjithë ato biznese që kanë kontribuar në mbushjen e buxhetit të Kosovës.
Nuk është logjikshme që të pësojmë kostot e “pa kalkuluara” për shkatërrimin e bizneseve ekzistente.
Besoj qe Kosova nuk ka problem te siguroje fonde apo financa sepse tani më jemi shtet, duhet ta kemi parasysh dhe jemi anëtare te FMN, bankës botërore, BERZH etj, institucione te fuqishme financiare te cilat financojnë shtetet apo qeveritë kur janë ne kriza sidomos tani me pandeminë e shpallur nga OBSH.
Siç jemi te informuar nga FMN ne do te marrim mbështetjen e tyre, nëpërmjet instrumentit për financim rapid (RFI) qe ka te beje me shpërndarjen një asistence financiare për vendet qe janë duke u ballafaquar me nevoja urgjente ne bilancin e pagesave, duke e përfshirë Kosovën, qe i është aprovuar ndihma ne shumën deri ne 51.6 milion euro pa mbikëqyrje të plotë.
Është edhe një fakt i pamohueshëm, nga qeveritë e kaluara është ruajtur kuota e borxhit publik pra nuk jemi te rrezikuar sepse deri tani i kemi 1.2 miliard euro borxh publik, e qe do te thotë qe kemi mundësi edhe për 2 miliard te tjera por çka është shume me rëndësi nuk e rrezikojmë stabilitetin makro-fiskal dhe ekonominë.