16,01,2025

Rreth 1.5 hektarë sipërfaqe të tokës, qytetarët ia kalojnë në pronësi Komunës për zhvillimin e projekteve infrastrukturore

Must Read

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli mbajti konferencën e fundvitit për media, me ç’rast paraqiti një bilanc të punës në këtë drejtori.

Nga të dhënat që prezantoi drejtori Murseli, vuri theksin tek sipërfaqja e tokës rreth 1.5 hektarëshe që qytetarët i kanë kaluar në pronësi Komunës, për të mundësuar zhvillimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore. Gjithashtu, drejtori Murseli tha se gjatë këtij viti, janë pranuar rreth 13 mijë kërkesa nga qytetarët, të cilat janë trajtuar me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli theksoi gjithashtu se gjatë këtij viti , ka pasur një volum të shtuar të kërkesave të qytetarëve, për regjistrimin e pronësisë, përkatësisht regjistrimin e pronësisë në emër të dy bashkëshortëve, gjë që flet mjaft për vetëdijen qytetare ferizajase që t’i rregullojnë çështjet pronësore-juridike dhe interesimin e tyre për të regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve apo në emër të përbashkët. Kjo ka bërë që Komuna e Ferizajt, të jetë lidere në rang vendi, sa i përket numrit të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img