Përmes konferencës për media, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, shpalosi planin afatshkurtër të investimeve dhe synimeve që ka dikasteri që udhëheq, duke elaboruar gjerësisht projektet që këtë vit nisin së realizuari në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë. Ai përveç paraqitjes së planit e synimeve të dikasterit që udhëheq, bëri përmbledhjen edhe të rezultateve më kryesore që shënuan vitin 2019 në këtë sektor.
Furnizimi i fermerëve me serra familjaree dhe gjysëm komerciale, fidane të arrës, shpërndarja për herë të parë e plehut artificial azotik për bujqit e fermerët ferizajas, organizimi i panairit të prodhimeve bujqësore, subvencionimi me 7.5 hektarë lajthi dhe shpërndarja e sistemit të ujitjes pikë pikë, mbjellja e 12 hektarëve me dredhëz industriale, organizimi i panairit të gjedhit, shpërndarja e afro 100 pajisjeve të reja bujqësore, hapja e pikës grumbulluese të ëmbëlsirave, përfshirja për herë të parë e projektit për mbarësimin artificial të gjebit, repelimi i gjedheve janë vetëm disa nga projektet më kryesore, që për herë të parë u realizuan në këtë sektorë gjatë vitit 2019.
E tash kur ka pak mbi dy javë që ka nisur viti 2020, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami bëri publike projektet që synon të realizoj. Është projekti për rregullimin e Tregut të Kafshëve, aneksi për rehabilitimin e qenve endacak si dhe shtrimi i rrugëve të arave që këtë paraqesin risinë e nevojën e domosdoshme për investime nga ky institucion, për të lehtësuar veprimtarinë bujqësore e tregtinë e bujqve e fermerëve ferizajas.
Detajet gjeni në videon e plotë të konferencën për media të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.