02,05,2024

Në xhaminë e fshatit Bibaj konflikt për zgjedhjet në BIK

Must Read

Ferizaj. 17.01.2020

Fundi i janarit do të jetë zgjedhor në BIK. Të gjitha Bashkësitë Islame nëpër komuna, shumë shpejtë, do të kenë drejtues të rinj.

Bashkësia Islame e Kosovës në fillim të vitit 2020 ka shpallur zgjedhjet në nivele lokale.

Myftiu Naim Tërnava me 4 janar të këtij viti ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të kuvendeve zgjedhore të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mandati i tyre do të jetë katër vjeçar.

Në kuadër të këtij aktiviteti  në fshatin Bibaj të Ferizajt ishin planifikuar që të zgjidheshin delegatët nga ky lokalitet.

Por si duket kjo nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Emrat e kandidatëve u bënë “mollë sherri” që të vihet deri te acarimi i  situatës, shkyerja e dokumentacionit të këtyre zgjedhjeve dhe ndërprerja e mbledhjes.

“Sot kishim zgjedhjet e delegatëve të fshatit për Bashkësinë Islamë, në kuadër të zgjedhjeve Komunale  në Ferizaj. Por hoxha i fshatit e pruni situatën që këtë ditë të Xhyma  të vije gati te përleshja. Gjatë kësaj tollovie u shkoqën materialet dhe procesverbalet e këtij Takimi”  ka thënë një qytetarë I cili ishte i pranishëm gjatë këtij procesi zgjedhor.

Në Ferizaj, Kuvendi zgjedhor  për delegatë të Bashkësisë Islame do të mbahet më 27 01. 2020.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img