26,11,2024

Rrëfimi për vdekjen e 35-vjeçares dhe fëmijës, zbulohen fjalët e fundit të saj në spital

Must Read

Arjan Alikaj, nëndrejtor i maternitetit “Koço Gliozheni” tregon se në kontrollin e parë që i është bërë nënës shtatzënë është dyshuar për një sëmundje zemre. Ai thotë se pacientja i ka thënë se nuk ka gjë nga shtatzënia dhe se ka probleme zemre, por që ka ardhur me buzë të nxira dhe djersë, ndërsa për urgjencën ka kundërshtuar familjarët duke thënë se ishte hapur.

“Urgjenca ka qenë e hapur, ka patur vonesë 5-7 minuta. Nga ekzaminimet e para pacientes i është kërkuar që të vizitohet, jo ka thënë se nuk kam gjë nga shtatzënia, e kam dhimbjen nga zemra. Është vizituar dhe mbasi janë bërë të gjitha ekzaminimet, është dyshuar për sëmundje zemre, ndaj është nisur me urgjencë në QSUT e shoqëruar nga një mjek dhe një mamie që kishim në dispozicion”, kanë qenë këto disa nga fjalët e nëndrejtorit Alikaj.

Pas kësaj, është nisur për në urgjence në QSUT. Ndërsa gazetarët në studio thonë se 35­-vjeçares nuk i është bërë kontroll imazherie pasi materniteti nuk e ofron këtë shërbim.

 

 

//
- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img