27,11,2024

ROSU me “Cobra” ishin të përgatitur që me ditë të tëra të qëndronin në veri

Must Read

Që trenin mos të lejohet me asnjë kusht të hynte në Kosovë, në pikën kufitare me Serbinë, në veri të vendit, u dërguan forcat speciale të Policisë të Kosovës të njohura si ROSU.

Me 17 automjete të rënda të tipit “Cobra”, ROSU u vendos në Jarinje dhe gjithçka ishte gati që “tytat e gjata” të funksionin nëse ishte nevoja, shkruan lajmi.net.

ROSU u ‘ngjit’ në veri për herë të para pas vitit 2011, atëherë kur u vendos rregulli në pikat kufitare me Serbinë.

Se sa ishin të vendosur që mos të lejohej futja e trenit rus dhuratë për Serbinë, tregojnë edhe burime të lajmi.net.

“ROSU dhe forcat tjera kanë qenë të përgatitura që me ditë të tëra të qëndrojnë në veri, respektivisht në stacionin e parë hekurudhor Jarinja e Poshtme. Ky është stacioni i parë kur hyni nga Serbia në Kosovë”, kanë thënë këto burime brenda forcave të sigurisë.

Sipas tyre, ROSU ishte e përgatitur edhe me ushqim të bollshëm që të qëndroi derisa të largohet rreziku i futjes së trenit në Kosovë.

Në këtë pjesë, ishin të stacionuara afër 150 pjesëtarë të ROSU-së.

Fatmirësisht, dhe pa u shkrepur asnjë plumb, treni i ndalur në Rashkë, u rikthye në Beograd. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img